foto: Ilustrim

Vetaksident me traktor, vdes një person

Një person ka vdekur pasi i njëjti është vetaksidentuar me traktor. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shurdhan, të Komunës së Gjilanit.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosoves në raportin e sajë 24 orësh.

Është raportuar se viktima derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru kishte humbur kontrollin mbi drejtimi e traktorit, si pasojë ishte rrokullisur dhe kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku  është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.