foto: Ilustrim

Podujevë, një i vdekur e një i lënduar rëndë nga rrokullisja e traktorit

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Brecë të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Brecë të Podujevës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se një traktor deri sa ishte në lëvizje në një terren malor, për shkaqe akoma të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, ku janë lënduar rëndë dy persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arritur të përballoj plagët dhe i njëjti në vendngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësitet kompetente”, ka njoftuar Ahmeti./21Media