Foto: Ilustrim

Suharekë, vdes pasi goditet nga rimorkio e traktorit

Një person ka humbur jetën dje në Suharekë pasi që derisa po drejtonte traktorin ka humbur kontrollin mbi të dhe ka kërcyer nga ai por është goditur nga rimorkio.

Si pasojë, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku me pas vdesë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:50.