Foto: Komuna e Prishtinës

Pas interesimit të KALLXO.com, komuna liron hapësirën gjelbëruese të uzurpuar në "Ulpianë" (FOTO)

Qytetarë të lagjes “Ulpiana” në Prishtinë kanë raportuar në KALLXO.com kanë raportuar se një banor kishte uzurpuar hapësirën gjelbëruese, të cilën e kishte shndërruar në parking për makinë.

Sipas banorëve, qytetari i cili nuk jeton në Kosovë gjatë tërë vitit, ka prerë një dru dhe ka futur makinën në atë pjesë.

Lidhur me këtë rast KALLXO.com ka njoftuar Drejtorinë e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës. Ata kanë thënë se rasti do identifikohet dhe gjobitet.

“Deri me tani nuk kemi qenë të njoftuar për këtë rast. Do ta identifikojmë, do ta gjobisim, dhe do ta obligojmë ta rigjenerojë hapësirën e gjelbër”, ka deklaruar para pak ditësh Adonis Tahiri, drejtor  i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës.

Dje, inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë dalë në rrugën “Mujë Krasniqi”, në lagjen “Ulpiana” dhe kanë lirua hapësirën e gjelbëruar, të cilën e kishte “uzurpuar” për parking.

Derisa, gjatë ditës së djeshme, komuna ka dal me inspektorët e saj në rrugën ‘Mujë Krasniqi’ në lagjen ‘Ulpiana’ ku ka liruar këtë hapësirë të cilën qytetari e kishte rezervuar për parking.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.