FOTO: Adonis Tahiri, Facebook

Prishtinë, asgjësohet mall i skaduar me vlerë mbi 11 mijë euro

Disa kompani në Komunën e Prishtinës kanë asgjësuar mall me afat të skaduar me vlerë mbi 11 mijë euro.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në komunë, Adonis Tahiri.

Ai deklaroi se Inspekcioni ka qenë i ftuar të mbikëqyrë asgjësimin e këtij malli, dhe shtoi se Prishtina është e vetmja komunë që nuk takson një shërbim të tillë.

“Kompanitë e përgjegjshme e largojnë me kohë mallin me afat të skaduar, dhe e ftojnë Inspekcionin në mbikëqyrje të asgjësimit. Kësisoj, sot u asgjësuan mallra ne vlerë mbi 11 mijë euro. Komuna e Prishtinës është e vetmja komunë që nuk takson për një shërbim të tillë, në mënyrë që të inkurajohen të gjitha bizneset që të veprojnë njësoj”, ka shkruar Tahiri në rrjetin Facebook.

FOTO: Adonis Tahiri, Facebook