Lirohet trotuari që ishte shndërruar në ‘varreza’ të veturave

Pas raportimit nga KALLXO.com është liruar trotuari që ishte shndërruar në “varrezë” të veturave në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë.

KALLXO.com ditë më parë kishte raportuar se në rrugën “Shkelzen Haradinaj” një kompani që merret me rregullimin e makinave kishte uzurpuar trotuarin për qëllime e kompanisë së tij.

Në lidhje më këtë KALLXO.com kishte dërguar pyetje në drejtim të Drejtorisë së Inspekcionit të Komunës së Prishtinës.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Adonis Tahiri kishte thënë se kompanisë i është dhënë afat që deri ditë e hënën të bëjë largimin e veturave nga trotuari.

Sot KALLXO.com ka parashtruar përsëri pyetje në drejtim të Drejtorisë së Inspekcionit se a është bërë largimi i veturave nga kompania në fjalë.

Në përgjigjen për KALLXO.com, drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës Adonis Tahiri ka thënë që është bërë largimi i veturave.

‘’Është liruar trotuari”, ka thënë shkurt për KALLXO.com Tahiri.

 

Trotuari shndërrohet në ‘varrezë’ të veturave – FOTO