Inspekcioni në Prishtinë shqipton 15 gjoba për kompanitë e taksive që operonin me leje të komunave tjera

Inspekcioni i Komunës së Prishtinës sot gjatë ditës ka shqiptuar 15 gjoba gjatë inspektimit të kompanive të radio taksive.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i inspekcionit, Adonis Tahiri përmes rrjetit Facebook.

Ai ka potencuar se operimi me leje të komunave tjera është shkelje dhe ndërmerren masa si për taksitë pa leje.

Drejtoria e Inspekcionit, Sektori i Rendit Komunal, ka inspektuar sot në terren kompanitë e radio-taksive. Operimi në Prishtinë me leje nga komunat e tjera, është shkelje, dhe ndërmerren masat si për çdo taksi pa leje. 15 gjoba nga 200 euro dhe përjashtim nga komunikacioni (konfiskim i targave)”, ka shkruar Tahiri.