Enver Hoxhaj- Foto: Kallxo.com

Enver Hoxhaj: Shefi i UNMIK-ut përhap lajme të reme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratave të Shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin të dhëna në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së sot rreth arrestimit të zyrtarit rus të UNMIK-ut afër një barrikade në veri të Kosovës.

Sipas tij, Tanin është duke shpërndarë lajmë të rreme në deklaratën e tij në të cilën ndër të tjera ka thënë që është ushtruar dhunë ndaj dy zyrtarëve të UNMIIK-ut të arrestuar në aksionin e 29 majit.

Sipas Hoxhajt, zyrtari i UNMIK-ut e pengoi operacionin e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar.

“Shumë e çuditshme! 20 vjet pas rezolutës 1244 solli paqe në #Kosovë, i cili do të kishte menduar se PSSP Tanin keqpërdorë KS të OKB-së për të përhapur lajme të rreme. E vërteta është se zyrtari i UNMIK-ut ndërhyri drejtpërdrejt dhe pengoi një operacion policor kundër krimit të organizuar në veri të vendit”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Në mbledhjen radhës të Këshillit të Sigurimit, shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin para të pranishmëve ngriti disa çështje të cilat duhet pasur parasysh.

“Prona e Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjithashtu është bastisur dhe sekuestruar në mënyrë jo të duhur dhe në kundërshtim me ligjet relevante dhe me imunitetin e Organizatës. jam alarmuar se të dy punonjësit duket se i janë nënshtruar dhunës tepruar dhe keqtrajtimit gjatë arrestimit nga policia, me ç’rast u janë shkaktuar lëndime që kanë kërkuar hospitalizim. Kjo është një çështje që do të jetë pjesë thelbësore e hetimeve që ne i kemi iniciuar”, ka thënë ndër të tjera Tanin.