Haradinaj qorton Pal Lekajn për deklaratën ndaj ambasadorit të Zvicrës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e ka pritur mirë deklaratën e ministrit të qeverisë së tij, Pal Lekaj, ndaj ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, të bërë të enjten e kaluar.

Lekaj, në një intervistë për elevizionin T7, të enjten e kaluar kishte dalë kundër deklaratave të mëparshme të ambasadorit zviceran në Kosovë rreth investimeve të këtij shteti në infrastrukturën vitale nëpër fshatra të Kosovës ndërkohë që buxheti i Kosovës paguan miliona për veteranë të rrejshë.

Lekaj, i cili është ministër i Infrastrukturës në qeverinë e Kosovës, kishte thënë se nëse do të ishte në fuqinë e tij, do ta largonte ambasadorin zviceran nga Kosova.

Kjo deklaratë e tij ngkjalli reagime të ashpra nga komuniteti i diplomatëve ndërkobmëtarë në Kosovë dhe opinioni kosovar.

Por të hënën në mëngjes, Haradinaj tha se nuk i përket Lekajt të merret me punë të tilla.

“Nuk është e meçme prej ministrit Lekaj për m’u kycë në keto tema sepse ka shumë punë për me ba, s’ka arsye. E dijmë se ky debat është i kontaminuar dhe ai e ka pasë një takim me ambasadorin dhe e ka sqaru që ka qenë keqkuptim dhe ka qenë në kontekst tjetër”, tha Haradinaj.