Haradinaj, Opozitës: Po na Sillni Tema të Parëndësishme në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardainaj, kritikoi deputetët opozitarë të LDK-së dhe Vetëvendosjes për bllokim votimit të ligjeve në Kuvend. Ai madje tha se opozita e ka bërë praktikë për prishje të kuorumit në Kuvend.

“Unë kam qenë në seancë si kryetar i Qeverisë me ligje që janë direkt të drejtuara dhe që ndihmojnë jetën e qytetarëve të vendit dhe e kam pa opozitën kur kanë prit me pa a i kemi 61 vota për mos me e bo kuorumin. Pra këtë e kam vëretuar dhe përcjell prej këtu  për tema krejt të zakonshme të jetës të  njerëzve të këtij vendi. E kanë prit me e pa a po behën 61 vota që me vlerësu a me marr pjesë a jo në votim”, tha kryeministri Haradinaj.
Derisa ai po fliste në foltore të Kuvendit, deputetët opozitarë të LDK-së dhe VV-së kishin lëshuar seancën në shenjë pakënaqësie për mos votim të rekomandimeve të tyre për Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar; për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale.

Kryeministri Haradinaj tha se opozita po sjell tema të parëndësishme në Kuvend duke përmendura edhe kërkesën e tyre për Raportin e 100 ditëve të punës së Qeverisë së Kosovës.

“Nëse opozita ka tema që do me i ndihmu  qytetarëqve të vendit gjithë mund të llogarit në përkrahjen e secilit po nëse opozita e ka për qëllim vetëm pengimin e punës së parlamentit me propozime se çfarë po i shohim, imagjinoni tani lypin debat për 100 ditët, a janë bo….u harru ajo temë. Ka është qëllimi i këtij debati. Nuk kërkojnë devbat për ndonjë temë të menjëhershëm që ju dhemb qytetarëve të vendit”, tha Haradinaj.

I pari i Qeverisë së Kosovës tha se ka një opozitë të paargumentuara dhe të pashpjegueshme.

Pas këtij deklarimi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli bëri një pauzë të seancës për tu takuar me grupet parlamentare.

13 Mars 2018 - 11:11

Qëndresë Mustafa 13/03/2018 - 11:11
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend