Foto: ZKM
Haradinaj në Prizren: Gjaku i martirëve na obligon që përgjegjësit t’i vendosim para drejtësisë
26.5.2019 - 18:52
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 27 shqiptarët e vrarë në masakrën e kryer në Lagjen e Trimave në Prizren.
Në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se kujtimi i martirëve dhe sakrifica e tyre, është dëshmi për t’i mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën.
“Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë gjersa përgjegjësit e këtyre masakrave dhe gjenocidit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar“, ka shkruar kryeministri Haradinaj.