Haradinaj dhe zv.komandanti i KFOR-it bëjnë homazhe në Gllogjan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me zëvendëskomandatin e KFOR-it, gjeneralin amerikan John Boyd sot kanë bërë homazhe në Gllogjan të Deçanit.

Përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se janë mbledhur për të kujtuar rënien e heronjve të Kosovës, Arben e Luan Qerimaj.

“Me nderimet më të larta kujtojmë sot edhe bashkëluftëtarët e tyre të rënë po në këtë ditë, Rexhep Tafa, Bislim Alijaj dhe Haki Krasniqi. Luftës sonë për liri e dinjitet këta djem trima ia shtuan pushkët e tyre për të rënë në mbrojtje të së drejtës sonë. Heroizmi i tyre do të na shërbejë përherë si burim për fuqizimin e shtetit të Kosovës. Lavdi e përjetshme!RH”, ka thënë kryeministri Haradinaj.