Labinot Tahiri. Foto: Kallxo.com

Labinot Tahiri bën thirrje për protestë

Këngëtari dhe ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka bërë thirrje që të mërkurën të dilet në protestë.

Kjo thirrje për protestë erdhi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës në lidhje me masat e reja kundër përhapjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë, e njëra ndër pikat e cila thotë se gastronomia të punojë deri në orën 23:00 ndërsa muzika të ndalohet nga ora 21:00.

Protesta e thirrur nga Tahiri do të mbahet të mërkurën nga ora 10:00 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Labinot Tahirit:

THIRJE PËR PROTESTË UNË DO TË DAL ME FEMIJÊT E MI, E JU VIPA RRINI NË SHPI PRITNI VENDIME TË CIRKUZAVE QË UA KANË LANË FEMIJET PA BUK.

VIRUSI IKU ÇKA KA TASH MBASE I LEJUAN AJROPLANAT ME ARDH PSE NEVE MOS ME NA LAN.

KJO ËSHTË E QËLLIMSHME.

Pas 20 minutave do të jam live në rrjetin tim personal!

Do ju kërkoj juve që të na përkrahni në protestën e radhës ditën e mërkurë para QEVERISË SONË TË KOSOVËS!

Ministri Zemaj, ka mbrojtur interesat e atyre që punuan me Laboratorë duke marrur mijëra euro , kurse nga ne nuk kanë interesa dhe na kanë ndaluar çdo aktivitet.

Imagjinojeni mos me i lan me punua kafeterite dhe restaurantet dhe plus keni pagua nga 500€ dënime dhe prap me ba hajgare me ju qe vetë të punësuar jeni se nuk ua ka bere Qeveria vendet e punës ato që i pati premtua Isa Mustafa, Thaçi e të tjerët!

Dëgjoni mirë, pa dyshim se na kanë shtrirë për muri, veç që punohet një anshëm e me i shkatërruar me mijëra biznese nuk e kemi meritua.

Me tregoni sa jeni për protesta unë dhe shoqata e gastronomeve dalim dhe këtë kurrë se bëjë për këngëtarë se me kanë lan vetë, por e bej për ju që ju si CLUBE na e keni ba vendin ku ne kemi mujt me punua e me mbajt familjen.

Pra , për pronarët e gastronomisë ku i keni larguar nga 10 punëtor se paku.

Labi FKSH.

Të mërkurën nga ora 10:00 para Qeverisë.

Këtë fëmijë mbaj me bukën që ma jep Kosova, nuk dua të ik nga ky vend si pasoj e politikës se keqe që po ikin rinia.

E dua vendin tim dhe punën qe bej me nderë e jo me hajni si disa nga Qeveria.

Edhe ju mbani fëmijët e juaj, ngrituni ne këmbë.