Labinot Tahiri, deputet. Foto: Facebook

Labinot Tahiri i revoltuar se nuk mund të mbahen ahengjet, paralajmëron protesta

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari, Labinot Tahiri, ka bërë thirrje për protesta.

Sipas tij, ndalimi i mbajtjes së ahengjeve familjare, në kohë pandemie, është i papranueshëm pasi kanë marrë edhe kaparet nga konsumatoret dhe nuk mund t’i kthejnë pasi i kanë harxhuar.

Kështu, Tahiri ka ftuar kolegët e vet këngëtarë që t’i përgjigjen ftesës për protesta.

“Uroj që Estrada është e gatshme të reagoj dhe pronarët e restoranteve dhe të diskotekave! Fundja, unë fitoj nga ky profesion dhe ndaj paratë e mia me skamnoret tash e 15 vite , nesër me dhimbet qytetari nëse nuk kam me i dhuru diçka”, ka thënë ai në Facebook.

Ai tutje tha se nuk beson që ekziston COVID-19

Të plotë postimin e tij në Facebook mund ta lexoni KËTU.