Labinot Tahiri. Foto: Kallxo.com

Labinot Tahiri sfidon vendimet e qeverisë Hoti - VIDEO

Ish- deputeti dhe këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ka sfiduar masat e reja të vendosura nga ana e Qeverisë së Kosovës e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Kjo pasi që i njëjti, ka thyer masën për grumbullim të personave më shumë se 50.

Në disa video të publikuara nga vetë këngëtari Tahiri, shihet se i njëjti ka kënduar në një lokal në Ferizaj.

Njëra nga masat e Qeverisë së Kosovës është edhe se “Ndalohet grumbullimet në hapësira të mbyllura dhe të hapura për më shumë se 50 persona”.

Në video-incizimet e publikuara nga lokali dhe nga vetë këngëtari Tahiri, shihen më shumë se 50 persona të cilët nuk ishin të pajisur as me maska, ashtu siç ka rekomanduar IKSHPK-ja.

Gjithashtu mbajtja e maskës për të parandaluar përhapjen e COVID-19 është bërë obligative sipas qeverisë.

 

Ish-deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri -Labi muajin e kaluar u kishte bërë bërë thirrje pronarëve të restauranteve dhe estradës që të protestojnë, para Ministrisë së Shëndetësisë për lejimin e ahengjeve.