Labinot Tahiri. Foto: Kallxo.com

Këngëtari Labinot Tahiri thërret protestë për lejimin e ahengjeve

Ish-deputeti dhe këngëtari , Labinot Tahiri -Labi sot u ka bërë thirrje pronarëve të restauranteve dhe estradës që të protestojnë të hënën nga ora 11:00, para Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij “Facebook” ka thënë se derisa ka tubime e mbledhje, në parlament e qeveri “atëherë as ne nuk përbëjmë rrezik”. Edhe kësaj radhe Labi ka numëruar ndihmat që i ka ofruar gjatë kësaj periudhës së pandemisë.

“Të dashur qytetarë dhe kolegë, secili prej nesh ka të drejtë me reagu kur dikush ua mohon bukën e gojës femijëve tanë, pa marrë parasysh se kush je ti, apo jam unë! Të dashur kolegë, ju më nuk punoni qe 4 muaj, derisa Viva, Elkosa, ndërtimtari e biznese te tjera se kane ndal asnjë moment punën. Të dashur vëllezër, për me ua ndalë gojen shpirtligëve punova 3 muaj në pandemi, me ju tregu qe Labi s’jeton vetem per bo… e vet, por mendon për të gjithë! Dmth. në 30 komuna kemi dërguar ndihma! Në 5 vende tjera (qytete të trojeve shqiptare mbi 50 mijë euro). Mbi 20.000 nëpër shume vende… nuk e di si kanë me komentu lirinë e shprehjes dhe te drejten time disa kolegë apo qytetarë, kur unë kam fëmijë dhe duhet të i’u dërgojë bukë edhe atyre”, ka shkruar ai.

Këngëtari ka bërë të ditur se është i gatshëm për protestë duke kërkuar nga kolegët t’i lajmërohen në “Instagram”.

“Unë jam tani i gatshëm për protestë nëse ju nuk jeni me lajmroni ne instagram, mos keni frik se ju i beni ata të lartë që udheheqin shtetin kush do qoft. Zani i artistit është i rendesishëm. ESTRADA KOSOVË E SHQIPËRISË SHPËRNDAJENI ME SALLONE DHE TË GJITHË ATA QË JANË DEMTUAR NË KËTO MUAJ! Po ashtu edhe ESTRADA”, ka përfunduar Tahiri./21Media