Foto: Petrit Rrahmani

Haradinaj: Agim Bahtiri nuk mund ta 'bashkojë' Mitrovicën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën pas mbledhjes së qeverisë ka folur edhe për idenë e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit për ‘bashkimin’ e kësaj Komune.

Haradinaj ka thënë që komunat duhet të qëndrojnë brenda kompetencave të tyre për ti marrë vendimet që u takojnë.

“Çdo komunë, shembull, Deçani dhe Juniku, Juniku është ndarë prej Deçanit dhe tash Deçani nuk ka asnjë autorizim për të marrë ndonjë vendim për Junikun në territor dhe në asnjë të drejtë, pra vendimet janë të ndara të një autoriteti, pra Bahtiri dhe Mitrovica e Jugut me ligjet tona në fuqi nuk kanë fuqi vendimmarrje për një komunë tjetër, kjo është një vullnet i mirë i tyre dhe një kërkesë që buron nga ata është në diskrecion  të qeverise se çka bëjnë me të, asambletë votojnë për punë të ndryshme por jo të gjitha gjejnë rezultat”, tha Haradinaj.

https://kallxo.com/agim-bahtiri-kerkon-ndihme-nga-qeveria-per-bashkimin-e-mitrovices/

https://kallxo.com/mapl-pranon-kerkesen-e-bahtirit-per-bashkimin-e-mitrovices/