Gjuajtje me armë nga policët dhe hajnat e dyshuar në Vushtrri

Dy persona të dyshuar janë arrestuar dje rreth orës 4:00 të mëngjesit pasi kanë tentuar të vjedhin në një lokal në Vushtrri në rrugën “Ukshin Kovaçica”.

Njëri prej të dyshuarve zyrtarëve policorë ua kishte drejtuar një armë zjarri, ndërsa me të njëjtën armë ai kishte shtëne një herë në drejtim të një punëtori të sigurimit fizik.

Zyrtari policor ka përdorur armën e zjarrit, por sipas raportit policor nuk raportohet për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe IPK-së, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast, po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të armës së zjarrit.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe rasti është duke u hetuar.