Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

20-vjeçari e ekspozoi armën në rrjete sociale, Policia ia sekuestron

Policia e Kosovës në Vushtrri ka identifikuar një person të dyshuar i cili në rrjete sociale kishte postuar një video- incizim ku shihej një armë zjarri.

Sipas njoftimit, në cilësi të provës materiale është sekuestruar ama e llojit pistoletë me katër fishek.

Ndërsa, pas intervistimit i dyshuari A. S., 20 vjeçar, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia tutje ka njoftuar se ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar i armës”.