Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vrasje në tentativë e kanosje - dy raportime në Polici nga Sfeqla e Podujevës

Dy raste të incidenteve kriminale u raportuan nga fshati Sfeqël i Podujevës gjatë 18.02.2024.

Në rastin e parë u arrestua një person pasi kishte kanosur dhe sulmuar dy persona.

Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë TT e kalibrit 7.62mm dhe pas intervistimit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Ky rast u cilësua si “sulm/kanosje/armëmbajtje pa leje”.

Në rastin e dytë, dy persona raportuan se kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Policia ka konfiskuar 12 gëzhoja dhe një predhë në vendin e ngjarjes.

Për këtë rast u njoftua prokurori dhe me urdhër të tij është hapur rast.

Ky rast është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm/vrasje në tentative”.