Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Të shtëna me armë zjarri në një fshat në Mitrovicën e Jugut, një i dyshuar në arrati

Policia e Kosovës ka konfiskuar 91 gëzhoja pas të shtënave me armë zjarri në mes dy personave në fshatin Zjaq të Mitrovicës së Jugut.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar nga organet e rendit ndërsa tjetri gjendet ende në arrati.

I dyshuari që u arrestua me vendim të prokurorit është liruar.

Rasti është cilësuar si ‘përdorim i armës’ dhe ‘ armëmbajtje pa leje’.