Ilustrim

Me armë tentoi të grabis dy biznese, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Një person më 5 shkurt 2024, në rrugën “Vëllezrit Gërvalla” në Ferizaj tentoi të grabis dy biznese ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në ora 22:20 në një barnatore dhe në 22:35 në një dyqan frutash i maskuar dhe i armatosur tentoi të kryej grabitjen por pa sukses, me ç’rast i dyshuari u largua në drejtim të panjohur.

Policia ka ekzaminuar të dy vendet ku u tentua grabitja si dhe filloi kërkimin e të dyshuarit.

F.B., 30 vjeçar u arrestua rreth këtij rasti, Policia e gjeti të dyshuarin përmes kamerave të sigurisë dhe provave të gjetura (rroba) që përputhen me ato që kishte tentuar grabitjen.

I dyshuari në prani të avokatit është intervistuar dhe më pas është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Personi i arrestuar dyshohet edhe për vjedhje të tjera të cilat po hetohen.