Foshnja e Pajetë Gjendet në Deponi të Mbeturinave

Sipas policisë foshnja është parë nga disa fëmijë që ishin në kërkim të mbledhjes së metaleve të vjetra.

Në vend të ngjarjes veç njësive patrulluese policore kanë dalur edhe hetuesit rajonal të sektorit për hetime të krimeve të rënda së bashku me teknikët e kriminalistikës dhe prokurorin e prokurorisë themelore në Mitrovicë.

Ekipi i ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Prishtina janë ftuar në vend të ngjarjes, ndërsa me autorizim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. 

Policia njofton se përderisa janë në  pritje të raportit zyrtar të ekspertëve mjekoligjor lidhur me rastin, ende nuk kanë informacione mbi personin përgjegjës që e ka braktisur foshnjën.