Testi i Maturës Minutë pas Minute

14:45

Rreth orës 13:00 ka përfunduar testi i maturës në Sallën e Sporteve  “Karragaç” të Pejës. Por një problem i vogël ndodhi pas paketimit të testeve, raporton monitoruesi i KALLXO.com-it.

Sipas tij Në dalje të sallës, administruesit e testit shfaqën pakënaqësinë me mënyrën e sigurimit të këtyre kutive nga Policia e Kosovës.

Xhevat Krasniqi nga Komisioni Qendror i Maturës thotë se policia ka qëndruar shumë larg kutive me teste të maturës dhe kjo sjellje e policëve, e ka bërë Xhevatin të mos ndihet i sigurt për kutitë e testeve.

Gjatë bisedës ai me njërin prej policëve që qëndronte aty afër, polici i thotë se ata nuk janë aty për t’ua siguruar atyre kutitë me teste, por për t’i siguruar ata si persona fizikë.

Policët sipas monitoruesit të KALLXO.com-it ishin me veturë civile.

Xhevati na tha se e ka lajmëruar dy herë stacionin e policisë për këtë sjellje të tyre. Kutitë me teste janë ngarkuar dhe janë nisur për në Prishtinë rreth orës 14:35 minuta.

13:35

Edhe në Prizren monitoruesi i KALLXO.com-it përshkruan se si shkoi testi.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/aEmsiOYfFvA” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

13:30

Në Suharekë nxënësit dhe administratorët kanë treguar përshtypjen e tyre për testin e maturës.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/qTtdWyapvuw” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

13:20

Monitoruesja e KALLXO.com-it në Fushë-Kosovë raporton për testin e kryer në këtë komunë.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/MqHWnDGCONI” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

13:04

Monitoruesit e KALLXO.com raportojnë se në shkollën fillore “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë ka përfunduar testi i maturës.

Në këtë shkollë testin e kanë bërë maturantët e Shkollës së Mesme Ekonomike.

12:51

Në Gjakovë nxënësja që nuk kishte letërnjoftim i kthehet testit pas verifikimit se është maturante.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/7poHPMjJHew” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

12:44

Nxënësit në Mitrovicë mendojnë se testi gati se nuk mund të kalohet pa kopjuar.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/KjVuvVA3Yps” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

12:33

Testi i Maturës në Prishtinë në çastet e para të tij dhe edhe më vonë gjatë procesit ka shkuar kryesisht pa probleme.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/7Il4v5lPCEc” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

12:15

Maturantët e shkollës së mesme ekonomike të Prishtinës janë duke bërë testin e maturës në objektet e dy shkollave fillore të kryeqytetit.

Por monitoruesit e KALLXO.com kanë vërejtur standarde të dyfishta nga sigurimi dhe administratorët ndaj këtyre nxënësve.

Përderisa në shkollën “Xhemajl Mustafa”, sigurimi ju ka marrë nxënësve çantat dhe telefonat, në shkollën tjetër “Dardania” nxënësve të së njëjtës shkollë u janë lejuar t’i mbajnë këto afër vetes.

11:36

Nxënës të Gjilanit flasin për testin para se t’i nënshtrohen atij. Ata ankohen për pjesëtarët e sigurimit që monitorojnë testin.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/3noDJk5v11Q” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

11:22

Intervista me nxënës të shkollës “Ismail Qemali” në Kamenicë para fillimit të testit.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/-QXjdJFFkqo” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

11:03

Nxënësit hyjnë në test në Viti, duke u thirrur secili me emër. Administratorët marrin instruksionet e fundit për mbikëqyrje.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/IvdjPgg0Mbg” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

10:41

Monitoruesi i KALLXO.com raporton se testimi në Gjimnazin “Shaban Hashani” në Ferizaj ka filluar me 35 minuta vonesë.

10:33

Në ora 10:20 ka filluar shpërndarja e testeve për maturantet e Shkollës se Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, kurse sipas orarit te paraparë, testet do të duhej të fillonin ne orën 10:00.

Ttestimi ka nisur me vonesë edhe në shkollën “Kadri Kusari” në Gjakovë.

10:26

Zyrtarët e Administrimit të qendrës së testimit në shkollën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë ua kanë marrë telefonat nxënësve që janë duke u testuar. Në këtë shkollë janë duke u testuar nxënësit e shkollës së mesme Ekonomike.

Monitoruesi i KALLXO.com raporton se telefonat janë duke u marrë nga administratorët dhe po paketohen. Për dallim nga kjo qendër në Gjakovë në shkollën ekonomike “Kadri Kusari” monitoruesi i KALLXO.com raporton se telefonat nuk janë marrë, por ata po mbahen mbi bankën e secilit nxënës.  Poashtu monitoruesi në Kaçanik nga Gjimnazi “Skënder Beu” raporton se nxënësve nuk u janë marrë telefona. Ata po mbahen në xhepa dhe çantat e nxënësve.

10:13

E. M. nxënëse e shkollës Kadri Kusari është nxjerrë nxjerrë nga klasa ku po mbahej testimi. Monitoruesi i KALLXO.com raporton se kjo nxënëse është nxjerrë nga aty për shkak se nuk ka pasur letërnjoftim. Kjo nxënëse i ka thënë KALLXO.com se herën e kaluar i është lejuar të testohet pa letërnjoftim.

10:07

Monitoruesi nga shkolla “Ismail Qemali” në Kamenicë raporton se testet janë shpërndarë me 5 mintua vonesë në këtë qendër. Testimi në këtë shkollë ka filluar mirëpo monitoruesi raporton për zhurmë dhe tollovi në këtë qendër.

Ndërsa testimi në shkollën fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lypjan testimi ka filluar me kohë.

10:04

Në shkollën “Skënderbeu” në Kaçanik ende nuk ka filluar testimi. Monitoruesi i KALLXO.com raporton se testet kanë filluar të shpërndahen tek nxënësit me vonesë dhe nuk është duke u respektuar kërkesa e administratorëve që nxënësit të mos i lexojnë testet para se të fillojë testimi. Monitoruesi raporton se tashmë disa nxënës kanë filluar testimin ndërsa tek disa të tjerë ende nuk janë ndarë testet.

09:47

Në shkollën e mesme teknike “Isa Boletini” në Podujevë janë mbledhur maturantët të cilët do t’i nënshtrohen testit të dytë të maturës.

Drejtori i shkollës Fehmi Rexhepi tha se shkolla ekonomike ka gjithsej 1023 maturantë të cilët do t’i nënshtrohen testit

Ai u shpreh se janë bërë të gjitha përgatitjet që testi të fillojë në orën 10.

Sa i përket mundësisë së kopjimit nga maturantët, ai tha se kushdo që kapet duke kopjuar do të ndëshkohet sipas ligjit dhe rregulloreve.

09:42

Në shkollën e mesme ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë, testet kanë arritur me vonesë. Monitoruesi i KALLXO.com raporton se testet aty kanë arritur në 9.40 gjë që ka shkaktuar tollovi.

Nuk dihet nëse në këtë shkollë testi do të mund të fillojë me kohë, pasi që administratorët i kanë vetëm 20 minuta për t’i shpërndarë ato nëpër tavolinat e nxënësve.

Për momentin, zyrtarët e sigurimit në këtë shkollë janë duke kontrolluar kartat e identitetit të nxënësve.

09:33

Maturantët në Pejë thonë se do të përqendrohen në testin e tyre dhe nuk presin që të ketë përpjekje nga dikush prej bashkëmoshatarëve për të kopjuar.

“Është ditë e stresit. Kam qenë nxënëse e shkëlqyeshme, mendoj se jam përgatitur”, thotë Liridona Duraku, e cila sot do të testohet në sallën e sporteve “Karagaq”.

Sado që koha e mbajtjes së testit përkon me kampionatin botëror të futbollit që po mbahet në Brazil, Duraku shprehet se kjo nuk e ka penguar që të përgatitet.

Për sot, ajo pret që gjithçka të shkojë mbarë.

“Nuk kam kohë të shikoj te të tjerët, për shkak se duhet ta plotësoj testin tim”, thotë ajo.

Edhe një nxënës tjetër shpreson në mbarëvajtje të procesit.

“Do të kishte qenë shumë mirë të shkojë testi pa kopjim dhe ma merr mendja se do të ndodhë kjo”, thotë ai.

“Nuk ma merr mendja që do të kemi kohë për ta parë dikë tu kopju, ose as ai vetë s’ka me mujt me kopju”.

Ai thotë se as herën e kaluar nuk  ka parë dikë duke kopjuar.

Nxënësit që kanë pritur për të hyrë në test të maturës në sallën “Karagaçi” në Pejë kanë thënë se dita e sotme është mjaft stresuese.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/6JYSTo5FnYE” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

09:20

Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Islam Shabani, thotë për KALLXO.com se rreth 800 nxënës pritet t’i nënshtrohen testit të maturës sot në këtë shkollë.

Ai thotë se në testin e parë të mbajtur dy javë më parë “ka pasur vërejtje të vogla”, ndërsa ka vërejtje që praninë e sigurimit fizik në testin e sotëm. Ai thotë se kjo mund t’u shkaktojë stres nxënësve.

“Kam pak rezerva për shkak të sigurimit. Ndoshta kjo te nxënësit shkakton një ndjenjë tjetër, mund të jetë një stres te nxënësit”, tha drejtori Shabani.

Në Fushë Kosovë testi i maturës do të mbahet në tri qendra.

09:00

Në ndërkohë, disa maturantë kanë ardhur para objektit të shkollës “Mihal Grameno”, më shumë se një orë para nisjes së testit.

Rreth orës 8 e 15 ka arritur materiali ne shkollën fillore dhe të mesme te ulët “Mihail Grameno”. Testi është sjellë nga një kombibus ku kanë qenë monitoruesit nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nën përcjelljen e policisë.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/aTpi2hpwcb4″ frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Në orën 8 e 30 materialet për testin e maturës janë sjellë në shkollën “Sami Frashëri”. Ato i ka sjellë një makinë e policisë.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/sIwNhCEMgEc” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Islam Shabani, drejtor i Arsimit në Fushë-Kosovë tregon se nuk ka pasur vërejtje të mëdha për procesin e deritashëm të testit të maturës. Ai flet vetëm për një stres të vogël të nxënësve.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/zZ784DgTb0Y” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Në Malishevë administratorët e testit udhëzohen që të mos lejojnë të hyjnë në test nxënësit që kanë mbetur në riprovim, pasi lista e nxënësve nuk është pastruar.

Rreth 46 mijë maturantë që iu patën nënshtruar Provimit të Maturës Shtetërore me 14 qershor, do t’i nënshtrohen të shtunën pjesës së dytë të testit që ka të bëjë me lëndët profesionale.

Testi do të monitorohet nga KALLXO.com falë një memorandumi të bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet MASHT dhe Internews Kosova/BIRN.