Shtëpi për 12 Familje Skamnore

Komuna e Podujevës ka ndërtuar 12 shtëpi për familje me gjendje të rëndë sociale, të cilat deri më tani kanë jetuar në shtëpi që nuk i plotësojnë kushtet minimale për jetë normale.

Njëri nga përfituesit e këtyre shtëpive, Enver Bajgora, nga fshati Herticë, ishte tejet i gëzuar për hyrjen e familjes së tij në shtëpi të re.

Ai me rastin e marrjes së çelësave nga kryetari i Komunës së Podujevës, tha se këtë vit do të festojë dy festa, atë të hyrjes në shtypin e re dhe festën e Kurban Bajramit.

Shtëpia e vjetër e familjes Bajgora

Kryetari Agim Veliu tha se Komuna e Podujevës, sikurse vitet e mëparshme, edhe sivjet ka ndërtuar 10 shtëpi sociale, ka rinovuar në tërësi një shtëpi të djegur më parë nga fatkeqësi elementare, ndërsa me donatorë ka ndërtuar edhe dy shtëpi të tjera sociale.

Veliu tha se përkundur buxhetit të vogël këtë vit kanë dhënë material ndërtimor për kulme edhe 37 familjeve që janë me gjendje të rëndë sociale.

Çelësat iu dorëzuan edhe 11 familjeve të tjera të cilat kanë mundësi që festat e fundvitit t’i festojnë në shtëpitë e reja.