Foto kortezi: Jurgen nga Sandesneben - Flickr

Energjitë e Rinovueshme Janë Shumë më të Lira për Kosovën

Një masë mbizotëruese provash mbështesin qëndrimin se energjia e rinovueshme do të ishte më e lirë dhe më e pastër sesa termocentrali i propozuar “Kosova e Re”.

Studimet që ne kemi shqyrtuar (përfshi ato nga Lazard, Agora Energiewinde dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjive të Rinovueshme) mbulojnë tregjet e energjisë të 20 vendeve dhe dëshmon qartazi se kostoja e rrymës së prodhuar nga projekte të erës dhe diellit janë më të vogla se kostot nga termocentrali “Kosova e Re”, nëse ndërtimi i tij do të ndodhte.

Ndërsa Instituti për Ekonominë dhe Analizën Financiare të Energjisë (IEEFA) në një përfundim të mëvetshëm në studimin tonë (“Termocentrali i Propozuar Kosova e Re: Barrë e Panevojshme me Çmim të Paarsyeshëm”) se kostoja e rrymës së gjeneruar nga termocentrali me qymyr do të ishte 12.84 cent për kilovat-orë. Kjo krahasohet me shifrat që variojnë nga 4.5 në 9.9 cent për kilovat-orë nga prodhimi përmes erës dhe diellit.

Një faktor shtesë në favor të erës dhe diellit: të dyja nuk u nënshtrohen rregullave të inflacionit, ndërsa kostot e termocentraleve rriten çdo vit.

Siç e kemi përmendur në analizën që publikuam në janar, banka Botërore kreu studimin e vet në 2011 që tregonte se kostot e energjisë nga era dhe dielli në Kosovë janë shumë më të ulëta sesa ato nga një termocentral me qymyr.

Sipas Bankës Botërore, energjia nga era në, Kosovë në vitin 2011, do të kushtonte 10.68 cent për kilovat-orë. Kostoja e vlerësuar për termocentralin e ri në 2011 ishte 20.22 cent për kilovat-orë.

Kostot e rrymës nga era dhe dielli janë ulur në mënyrë drastike ndërsa teknologjia është zhvilluar ndjeshëm. Jemi bërë dëshmitarë sesi këto përmirësime kanë ulur çmimet e energjisë diellore në Mbretërinë e Bashkuar, Meksikë dhe Indi. Studimet e IEEFA (“Rekordet e Erës dhe Diellit Gjëmojnë ndërsa Kina dhe India Përshpejtojnë Tranzicionin Energjetik” dhe “Më Shumë Dëshmi se India Është në Rrugën e Ndalimit të Eksporteve të Qymyrit”) tregojnë se Kina dhe India i kanë tejkaluar objektivat e tyre zyrtarë mbi sa shumë dhe sa shpejt energji e rinovueshme mund të integrohet në rrjetet e rrymës në dy vendet më të populluara në botë.

Variabli kryesor në çmimin e energjive të rinovueshme është kostoja e kapitalit. Banka Botërore, administrata Obama dhe qeveria e Kosovës, megjithatë, kanë bërë një zgjedhje për të përdorur subvencione në mbështetjen e një termocentrali të ri, përkundër realitetit se çmimet nga era dhe dielli janë më të lira dhe rrjedhimisht do të përktheheshin në çmime shumë më të ulëta për konsumatorin fundor në të ardhmen e afërt dhe të largët.

Banka Botërore është pyetur vazhdimisht që të publikojë të rejat e fundit mbi termocentralin “Kosova e Re” – plane të cilat u shpjeguan vetëm pjesërisht në nëntor, kur qeveria e Kosovës njoftoi se projekti do të ecte përpara me një cikël të ri përditësimesh.

Deri më sot, Banka Botërore nuk është përgjigjur në asnjë mënyrë domethënëse ndaj më shumë se një duzine kërkesash të tilla.

*Tom Sanzillo është drejtor i financës në IEEFA. Visar Azemi është koordinator për Konsorciumin e Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID)