Haki Abazi | Foto: Atdhe Mulla

Letër e Hapur Nr.1 Për Besim Beqajn

Mospublikimi i tërësishëm i kontratës së shitjes së distribucionit dhe furnizimit ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit Calik-Limak ka nxitur një sërë pyetjesh me interes pëqytetarët (lexo: pronarë të aseteve të shtetit), e ndoshta edhe për prokurorë, gjykatës, Agjencionin Kundër-Korrupsion, komisionin përkatës parlamentar etj.

Prej asaj që kemi parë të jetë publikuar deri më tash, të gjitha kontratat, në gjuhën angleze në versionin final, që janë të vendosura në faqen e internetit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, kanë iniciale të dy personave në çdo faqe, të përfaqësuesit të blerësit Calik-Limak dhe shitësit Besim Beqaj, si përfaqësues i qeverisë së Kosovës. Kjo është në rregull po të mos mungonte faqja e fundit krejtësisht! Në publikimin e ministrisë mungon tërësisht faqja e fundit me nënshkrimin e ministrit dhe përfaqësuesit të kompanisë që pretendon se i ka blerë të gjitha aksionet e rrjetit shpërndarës elektrik dhe licencën e vetme për furnizim me energji elektrike.

Ku është faqja e fundit e nënshkruar nga ju? A mos është ky pranim se nënshkrimi juaj është provë materiale që një ditë do të mund të përdorej kundër jush në rast që qytetarët ju padisin për shitje të pronës së tyre?

Gjuha e kësaj kontrate është shumë e paqartë dhe në interes të blerësit, si për shembull te neni 21.2 i kontratës që ia mundëson blerësit të krijojë beneficione financiare, përfshirë transakcionet fianciare dhe dividentat e përfitimeve, pa pasur nevojë t’i paguaj tatim shtetit të Kosovës. Pse mos të paguaj tatim kompania që na e ka blerë distribucionin?

Në këtë kontratë, përfaqësuesi i qeverisë së Kosovës gjitashtu, sipas nenit 23.8, barazohet me investitorin në nivelin e heqjes dorë nga e drejta për të pasur mundësi që të aplikohen ligjet e Kosovës në rast të shkëputjes së kontratës. Në kontratë shkruan se kompania e blerësit është e inkorporuar dhe regjistruar në Kosovë, por se të gjitha rastet e kontesteve ligjore do të zhvillohen jashtë Kosovës dhe do të bazohen në marrëveshje dhe ligje jashtë Kosovës. Kur kompania është e regjistruar në Kosovë, pse duhet të përcaktohet arbitrazhi në Zvicër, pra të lihet në dorën e Odës Tregtare të Gjenevës që e bën këtë arbitrazh, organizatëë kjo joqeveritare (emri i së cilës nuk është madje i shkruar saktë në kontratë)?

Si është e mundur qe një organizat jofitimprurëse dhe joqeveritare paska të drejtë të vendosë për kontestet e sektorit më të rëdësishëm në Kosovë, përderisa ju para pak ditëvë në një konferencë në Prizren thatë publikisht që OJQ-të nuk duhet të shohin ëndrra se mundë të jenë vendimarrës  në Kosovë?

Për më tepër, prej asaj që është botuar në faqen e Minsitrisë duket qartazi që verzioni zyrtar i kontratës është në gjuhën angleze kur gjuha angleze nuk është gjuhë zyrtare në Kosovë!

Në marreveshje gjithashtu nuk precizohet se kur mund të shkohet në arbitrazh dhe nuk kërkohet që të shterren paraprakisht të gjitha rrugët ligjore në Kosovë dhe asnjherë nuk përcaktohet se cila gjykatë është përgjgjese as për këtë kontratë e as për ekzekutimin e çfarëdo vendimi.

Përderisa kontrata është nënshkruar dhe plani për transfer të aseteve te blerësi është pranuar, ju po investoni në orët digjitale për rrymë nga buxheti i shtetit në vlerë prej afro 8 milionë euro. Sipas Sindikatës së Pavarur e Energjetikes se Kosoves, KEK ka investuar në 57000 orë digjitale për rrymë nga buxheti i shtetit. A do të thotë kjo që distribucioni ështe shitur për 18.3 milionë, madje jo as për 26.3 milionë euro?

Krejt këto janë pyetje valide po ajo që është më validja dhe e bën rastin skandaloz dhe antikushtetues në bazë të paragrafit për keqpordorim të aseteve të shtetit është fakti se marrëveshja bazë përcakton çmimin e blerjes/shitjes por nuk liston në asnjë formë astetet, inventarin dhe burimet njerëzore si pjesë e asaj se çka po shitet/blihet. Ku ka vend, njeri ose blerës në botë që blen diçka pa e ditur se çka po blen apo çfarë po shitet? A mos jeni ju belerësi vet?

Nëse jo: Çka keni shitur z.Beqaj? Çka përbën lista e atyre gjërave që keni shitur për 26.3 milionë – 8 milionë euro?