epa07228157 Members of the Kosovo Security Force (KSF) rise the Kosovo national flag before a field training at 'New Born' camp in the town of Gjilan, Kosovo, 13 December 2018. The 120 seat parliament of the Republic of Kosovo is expected to vote for the laws to transform the Security Forces into an official army during the plenary session on 14 December. Parliament in Kosovo, which relies on NATO troops for its protection, voted on 18 October 2018 to set up a 5,000-strong national army though its Serb minority said the move was illegal. EPA-EFE/STRINGER

Ushtria e Kosovës përballet me betejë të vështirë, paralajmërojnë ekspertët 

Paratë, multi-etniciteti dhe mbështetja ndërkombëtare janë vetëm disa nga sfidat me të cilat përballet Kosova ndërkohë është përcaktuar në rrugën e gjatë për themelimin e një ushtrie plotësisht funksionale.

E votuar nga parlamenti i Kosovës në dhjetor të vitit 2018, Ushtrisë së  Kosovës – Forcës së Sigurisë së Kosovës, ose FSK – do ti duhet një dekadë për të arritur kapacitetet e saja të nevojshme, thonë ekspertët, andaj edhe progresi në këtë drejtim nuk do të jetë i lehtë.

Përderisa FSK mund të ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, NATO – e cila kishte qenë fuqia e vetme ushtarake e pranishme në Kosovë që nga viti 1999 – ende po rri varur në peshore se si të angazhohet tash e tutje, pasi fillimisht i rezistoi këtij vendimi.

Kjo kërkon para, të cilat nuk janë me bollëk në Kosovë, dhe në secilin hap para në rrugën e saj do të përballet me kundërshtimin nga Serbia, e cila ka të ngjarë të pengojë përpjekjet për të rekrutuar ushtarë nga pakica etnike serbe e Kosovës.

Mentor Vrajolli, drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, tha se ndryshimi i mandatit të FSK-së nga një forcë joushtarake në një forcë ushtarake sjell me vete “një epokë të re dhe shumë më sfiduese”.

Ndër sfidat, ai renditi buxhetin, ndërhyrjet politike në rekrutim, vështirësinë e mirëmbajtjes së një strukture multi-etnike, integrimin në strukturat rajonale dhe shumëkombëshe, pjesëmarrjen në misione jashtë vendit dhe bashkëpunimin dypalësh.

“Transformimi i FSK-së në një forcë ushtarake është një proces i kushtueshëm, ndërsa zhvillimi ekonomik i Kosovës është akoma jo i kwnaqshwm”, tha Vrajolli për BIRN.

Me aeroport por pa aeroplanë

Votimi në dhjetorin e viti 2018 e transformoi FSK-në nga një forcë e armatosur lehtë me 3.000 pjesëtarë emergjentë në një ushtri profesionale, duke themeluar edhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Plani është që ushtria të shtojë kapacitetet e saj gjatë dekadës së ardhshme në 5,000 trupa aktivë dhe 3,000 trupa rezervë.

Qeveria e Kosovës, në mungesë të shefit të qeverisë që nga dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj me 19 korrik, së fundmi miratoi një Strategji të Sigurisë Kombëtare dhe në muajin prill, FSK-së iu dha në përdorim aeroporti i Gjakovës, pavarësisht se nuk ka ende asnjë aeroplan.

Ibrahim Shala, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, tha se plani i tranzicionit afatgjatë parashikon zhvillimin e kapaciteteve ajrore dhe se aeroporti do të ishte “një pasuri me shumë rëndësi”.

Shala tha se buxheti i ministrisë për vitin 2019 ishte 58.6 milion euro, të cilat ai i përshkroi si të mjaftueshme për investime kapitale dhe blerje të pajisjeve. Megjithatë, ky buxhet është më i vogël se sa planet 78 milionëshe të Kosovës që do të shpenzohen për ndërtimin e autostradave të reja.

“Buxheti afatgjatë (i FSK-së) është planifikuar mirë dhe ka mbështetje nga Qeveria e Kosovës,” tha Shala për BIRN.

Frikësimi i komuniteteve pakicë

Kundërshtimi nga Serbi, e cila nuk e njeh Kosovën si shtet sovran, do t’i bëjë më të ndërlikuara përpjekjet për rekrutimin e ushtarëve me etni serbe.

Më herët, BIRN ka raportuar për largimin nga FSK-ja të dhjetëra pjesëtarëve serbë nën presionin e Beogradit.

Në shkurt të vitit 2018, disa prej tyre në komunën veriore të Zubin Potokut morën letra përmes të cilave ata paralajmëroheshin, “Do t’ju takojmë së shpejti – as komuna e as policia nuk do të jenë në gjendje t’ju mbrojnë.” Në të njëjtin vit, është gjetur një bombë në kopshtin të një pjesëtari boshnjak të FSK-së.

Refuzimi i deputetëve serbë të parlamentit të Kosovës për të mbështetur mocionin për themelimin e ushtrisë përmes ndryshimeve në Kushtetutë kontriboi që NATO të hezitojë për t’i dhënë mbështetje këtij veprimi, por të  cilin veprim, qeveria e Kosovës e realizoi gjithsesi.

Elton Tota, ekspert në Kompaninë kosovare për Shërbime Ligjore, një konsulencë me fokus në sundimin e ligjit, tha se Qeveria “duhet të përqëndrohet në përmbushjen e kritereve dhe standardeve të NATO-s”, përfshirë shpenzimin e më shumë se dy përqind të prodhimit kombëtar për ushtrinë.

“Është e rëndësishme të shihet se çfarë niveli të bashkëpunimit do t’i ofrojë NATO-ja Kosovës,” i tha ai BIRN.

Vrajolli tha se NATO-ja ka të ngjarë të jetë hezituese në aspektin e integrimit të Kosovës ose të ngritjes së saj në Programin e Partneritetit për Paqe të Nato-s, një urëkaluese për tek anëtarësimi.

Ai po ashtu vuri theksin tek sfida se disa shtete, përfshirë pesë shtetet të Bashkimit Evropian, akoma nuk e njohin Kosovën si shtet dhe mund të përdorin veton për të pamundësuar integrimin e ushtrisë së re në arenën ndërkombëtare.

Përveç aleatëve të saj tradicional si SHBA-ja., Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Kroacia, Shqipëria, Turqia, etj., ushtria e Kosovës, duhet të intensifikojë marrëdhëniet e saj bilaterale me vendet e tjera.” tha Vrajolli për BIRN.