Kosova në Botëror
Në ditët kur çdo debat është i lidhur me futbollin evropian dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve në EURO 2016, emisioni “Jeta në Kosovë” i kthehet fushave të futbollit të Kosovës dhe përpjekjeve për t’i bërë ato të pranueshme për garat ndërkombëtare.
Kosova në Botëror 2018
Ministri i Sportit, Kujtim Shala; Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu; Trajnerja kosovare me licencë nga UEFA, Afërdita Fazliu dhe njohësi i çështjeve të futbollit, Fatos Hoxha do të flasin në debatin e moderuar nga Jeta Xharra për raportin negativ që futbolli kosovar mori këtë muaj nga UEFA rreth gjendjes së infrastrukturës futbollistike në vend.
Kur do të jenë të gatshme terrenet e futbollit në Kosovë të presin lojtarë dhe ekipe të huaja për të luajtur ndeshjet dhe pse nuk është punuar më herët për të mos e pritur këtë ditë?
Gjatë emisionit do të transmetohet edhe një reportazh nga gazetari i sportit, Andin Lokaj, rreth kësaj çështjeje.
Ndërsa në fund, shefi në largim i EULEX-it flet ekskluzivisht për “Jeta në Kosovë” rreth viteve të tij në krye të misionit, presionet që thotë se i ka pasur nga Brukseli në menaxhimin e misionit në Kosovë si dhe rastet e të dënuarve që thotë se ndikuan që EULEX-it t’i zgjatet mandati ekzekutiv në çështje të drejtësisë.