Foto: Kallxo.com

Fillon Pastrimi Akullit në ‘Korzë’ të Pejës

Akulli që ishte shtresuar në këtë shesh e kishte vështirësuar tash e disa ditë qarkulllimin e këmbësorëve nëpër të, ndërsa shumë qytetarë janë ankuar për neglizhencën e autoriteteve komunale.

Më herët gjatë ditës, KALLXO.com raportoi për gjendjen e krijuar në shesh dhe në rrugët kryesore, ndërsa pas orë pas publikimir të raportit, kamionët kanë dalë në shesh për ta bërë pastrimin e tij.

KALLXO.com ka kontaktuar sot Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Mahmut Mahmutaj i cili tha se po punohet për ta përmirësuar gjendjen në shesh dhe nëpër rrugë, por ai kërkoi që trotuaret para dyqaneve duhet të pastrohen nga vetë pronarët e bizneseve.

peja-kamionat-2

peja-kamionat-tu-pastru