Shkolla e Mjekësisë në Pejë, Foto: KALLXO.com

Fillon Greva e Mësimdhënësve në Nivel Vendi

Reporterët e KALLXO.com kanë konfimuar se grevat e mësimdhënësve kanë filluar në disa shkolla në komuna të ndryshme të Kosovës.

E hëna i qeli shkollat e Kosovës pa nxënës për shkak të grevës së përgjithshme një ditore të mësimdhënësve.

Sikur ishte paralajmëruar nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Kulturë dhe Shkencë (SBASHK) sot mësimdhënësit e Kosovës janë mbledhur në shkolla por jo për të mbajtur mësim.

Përmes grevës një ditore, mësimdhënësit po kërkojnë plotësimin e një varg kërkesash nga qeveria e Kosovës, me theks në miratimin e Ligjit për Punëtorët e Arsimit në Vitet e 90-ta.

Në shkollën ‘Faik Konica’, në Kryeqytet ka filluar greva ndërsa mësimdhënësit janë mbledhur në takimin e grevistëve.

Greva ka filluar edhe në në shkollën e Mjekësisë në Pejë sipas reporterit të KALLXO.com  ku nuk ka ardhur asnjë nxënës dhe mësimdhënësit po ashtu kanë hyrë në mbledhjen greviste.

 

ETIKETA

12 Mars 2018 - 09:24

Doruntina Baliu 12/03/2018 - 09:24
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend