Fermerët në Prizren përfitojnë 300 tonë farë gruri nga Komuna

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Prizrenit ka bërë shpërndarjen e 300 tonë farë gruri.

Haskuka përmes një postimi në Facebook ka thënë se shpërndarja e farës së grurit është të stimulohen fermerët që të punojnë më shumë në këtë fushë bujqësore pasi që sipas Haskukës interesimi në prodhimtari është gjithnjë e më i vogël.

“Vendi ynë ka kushtet të përshtatshme për prodhimin e grurit. Por në krahasim me të kaluarën, interesimi në prodhimtari është gjithmonë e më i vogël. Me anë të përkrahjes komunale, po synojmë ta rrisim sa më shumë interesimin në prodhimtari dhe t’i stimulojmë fermerët që të punojnë në këtë drejtim. Sot me anë të projektit të Drejtorisë së Bujqësisë, kemi bërë shpërndarjen e 300 tonë farë gruri, që do të mbillen në sipërfaqe prej 1,100 hektarë tokë. Me shpresë që edhe kushtet atmosferike të jenë gjithmonë në favor të fermerëve, uroj që ky vit të jetë një vit me bereqet dhe me rendimente sa më të larta në prodhimin e grurit”, ka shkruar Haskuka.