Vjedhja e arkës së shtetit në dasma dhe diskoteka

Sonte në emisionin “Drejtësia në Kosovë” u transmetuan pamjet e kontrollit tatimor nga ana e inspektorëve në sallat e dasmave dhe diskotekat e Prishtinës.

Pamjet vënë  në pah shmangien tatimore të këtyre bizneseve të cilat gjatë verës përfitojnë shuma të mëdha të parave duke iu shmangur detyrimeve tatimore.

Këto kontrolle kishin ardhur pasi paraprakisht qytetarë të shumtë kishin raportuar në Kallxo.com, se nuk kishin pranuar kuponë fiskal edhe përkundër pagesave në këto biznese.

Informacionet ishin bartur në Administratën Tatimore të Kosovës.

Për t`i vërtetuar këto informacione, në një natë gushti, një ekip i gjerë i inspektorëve të ATK-së, i kryesuar nga inspektori Bekim Gashi, ia mësyjnë kontrollit.

Cak i tyre janë sallat e dasmave, këngëtar, kameramanë dhe fotografë në regjione të ndryshme të Kosovës.

Me të filluar vizitat, inspektorët hasën të parregullsi, biznesi për të cilin ishte raportuar se nuk kishte lëshuar kuponin fiskal për një mërgimtar del te jetë i saktë, fatura 6,438 euro nuk figuron të jetë lëshuar nga ai biznes.

Kontrollit nuk iu shpëtuan as këngëtarët dhe kameramanët e dasmave. Gjatë kontrollit këngëtaret deklarohen se po këndojnë tek familjaret e tyre gratis (falë).

Sikurse në sallat e dasmave parregullsi u konstatuan edhe në biznese tjetra verore, diskotekat.

Në njërën nga diskotekat e kontrolluara nga ATK, gjendet që 75 tavolina nuk ishin pajisur me kupon fiskal.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në këtë link.