Rrëmbimi në Prizren

Si u rrëmbye djali i një biznesmeni të njohur  qytetin e Prizrenit dhe çfarë kërkuan rrëmbyesit nga familja e tij?  çfarë kushte u mbajt i rrëmbyeri, për gjashtë ditë me radhë?

Sa persona u dyshuan për këtë rast? Si u inkriminuan edhe policët e Policisë së Kosovës  rrëmbimin e këtij qytetari? Pse u liruan tre prej të dyshuarëve?

Si u arrestuan dy të dyshuarit e fundit për këtë rast? A është e njoftuar prokuroria për mënyrën e dy të arrestuarve të fundit? Si u keqtrajtua Leonard Veshalli për të pranuar kryerjen e kësaj vepre dhe për ta inkriminuar edhe Shukri Krasniqin?

Sa para i’u ofruan Hidajet Gashit për të dëshmuar kundër Shukri Krasniqit? Pse u gjuajt tri herë me armë zjarri Hidajet Gashi dhe pse policia nuk gjeti prova  vendin e ngjarjes?

Çfarë reagimi kanë familjet e të dyshuarve dhe çfarë përgjigje ka Prokuroria e Qarkut  Prizren?

Për të diskutuar lidhur me këto çështje, hulumtuesi Petrit Kryeziu ka intervistuar:

Atifete Veshalli, nëna e të dyshuarit Leonard Veshalli,

Hatixhe Veshalli, bashkëshortja e të dyshuarit Leonard Veshalli,

Anita Krasniqi, bashkëshortja e të dyshuarit Shukri Krasniqi,

Rrahman Krasniqi, vëllau i të dyshuarve Shukri dhe Bashkim Krasniqi,

Lumnije Krasniqi, bashkëshortja e të dyshuarit Bashkim Krasniqi,

Lindiana Krasniqi, vajza e të dyshuarit Bashkim Krasniqi,

Hidajet Gashi, i dëmtuar,

Adem Delija, i dëmtuar dhe

Sylë Hoxha, kryeprokuror i prokurorisë së qarkut  Prizren.