Ministria e FSK-së çertifikon 167 pjesëtarë të FSK-së në shtatë fusha të ndryshme

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës gjatë dotës së sotme ka çertifikuar gjithsej 167 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në disa fusha të ndryshme.

Në kazermën ,,Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, sot u mbajt ceremonia e certifikimit të 167 pjesëtarëve të cilët përfunduan me sukses shtatë lloje të ndryshme të kurseve.

Sipas kësaj ministrie, këta pjesëtarë u ertifikuan në këto fusha: Kursi i Avancuar i Liderit, Kursi i Liderit Luftarak, Kursi Bazik i Nënoficerit, Kursi i Logjistikes, Kursi i Komunikimit, Kursi Transport dhe Mirëmbajtje, Kursi Reaguesi i Parë në Fushëbetejë.