Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, drejtori i operacioneve në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti dhe zëvendëskryetari i Kolegjiumit të Drejtorive Komunale të Arsimit, Blerim Thaqi

Zv/Drejtori i Policisë në borxhe për shkollim

Drejtori i Departamentit të Operacioneve në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti ka deklaruar se ka pasuri të paluajtshme në vlerë të 212 mijë eurove.

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Ahmeti ka deklaruar një shtëpi, një tokë, një mal, një lokal dhe një banesë.

Ai posedon edhe një veturë vlera e së cilës është 8 mijë euro.

Ahmeti ka deklaruar se ka borxhe.

Renovimi i banesës dhe vetura ka bërë që Ahmeti të hyjë në kredi në vlerë prej 20 mijë eurove.

Gjithashtu Ahmeti ka deklaruar se ka borxh 2 mijë e 420 euro në Kolegjin “Iliria” për studimet master.

Ai ka deklaruar edhe se për shkollimin e fëmijëve është në borxh për 600 euro në shkollën Don Bosko dhe në Shkollën Digjitale në borxh prej 350 euro.

Afrim Ahmeti ka deklaruar edhe se është në detyrim për 220 euro ndaj një Shkolle Britanike për kurs të gjuhëz angleze.

Të hyrat vjetore në pagën e drejtorit të operacioneve, Ahmeti ka deklaruar 15 mijë e 880 euro ose 1 mijë e 323 euro për muaj.

Ahmeti paguhet edhe si Anëtarë i Këshillit për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive në vlerë prej 700 eurove.

Ahmeti është gjithashtu edhe Mentor për Intershipin e Studentëve në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku paguhet për 879 euro.

Edhe bashkëshortja e Ahmetit figuron në deklarim se punon në Policinë e Kosovës. Si të hyra vjetore ajo ka 6 mijë e 417 euro.