Sa mish hëngrën gjatë një nate Komunarët e Prizrenit

Komuna e Prizrenit vetëm për një darkë ka shepenzuar mbi 170 euro vetëm për mish.

Kjo darkë ka kushtuar buxhetit të Komunës së Prizrenit 330 euro 50 cent.

Në këtë darkë 104 euro janë shpenzuar për mish viqi me sos, 50 euro për dy lloje të peshkut si dhe 20 euro tjera për mish kingji.

Por jo të gjithë kanë ngrënë mish viqi e peshku. Dikush prezent në këtë darkë, e ka mbushur barkun me tost.

Në këtë faturë, figurojnë edhe 4 tosta, me vlerë totale 4 euro.

Përvec pijeve të gazuara e lëngjëve, në këtë darkë komunarët e Prizrenit kanë pirë edhe ajran. Për këtë pije në total janë shpenzuar 18 euro.

Në faturë nuk tregohen arsyet e shkuarjes në këtë darkë.

Fatura është shtypur në orar 22:16, të 26 majit të vitit të 2018.

Kyretar i Komunës së Prizrenit që nga dhejtori i 2017 është Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i Komunës së Prizrenit ka reaguar për publikimin e faturave në KALLXO.com për shpenzimet e kësaj komune.

Ai përmes një publikimi në Facebook ka thënë fatura e publikuar ishte për darkën e shtruar nga komuna për pritjen e dy delegacioneve nga Turqia, me të cilat kjo komunë ka bashkëpunim.

“Në ditët e fundit të muajit maj të vitit 2018, Komuna e Prizrenit ka qenë nikoqir i delegacioneve nga dy qytete, Amasya dhe Beykoz, me të cilët jemi të binjakëzuar dhe kemi bashkëpunim të thellë.Shqetësimet e shfaqura në artikullin e Kallxo.com  nuk kanë vend, ngase në darkën e përfolur në media ka pasur mbi 30 persona dhe ka qenë darkë e shtruar për iftar. Kjo përpjestuar me shumën e faturës jep një shumë të cilën e paguan secili qytetar që i viziton restorantet e qytetit. Që të mos kemi keqkuptime në të ardhmen, sugjeroj që para se të postohen lajme të tilla nga mediet, fillimisht të kontaktohen zyrtarët komunalë për informata plotësuese”, huhet

“Prizreni është qytet i bukur dhe mikpritës, por nuk është qytet i luksit. Ne kujdesemi që paranë publike ta shpenzojmë në mënyrë racionale dhe me transparencë”, ka shtuar Haskuka.

KALLXO.com ka filluar të publikoj dosjen, “Sa han kryetari”, për shpenzimet e drekave dhe darkave zyrtare të kryetarëve e zyrtarëve të komunave të Kosovës.

Fatura e darkes se komunes se Prizrenit Foto: KALLXO.com

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.