Kryetari i Mitrovicës së Veriut i ruan paratë në Beograd

Kryetari i rizgjedhur i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka deklaruar se ka 50 mijë euro para të gatshme, të cilat po i ruan në banka në Beograd.

regjistrin e deklarimit të pasurisë, kreu i rizgjedhur i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme në vlerë prej 450 mijë euro.

Në anën tjetër, pasuria e luajtshme e kryetarit Rakiq përfshin një veturë ne vlerë 10 mijë euro.

Goran Rakiq ka deklaruar se nuk ka borxhe.

Paga e tij është 1 mijë e 76 euro.

Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe të ardhurat e familjarëve të tij.

Bashkëshortja e Goran Rakiqit merr pagë 600 euro në Fakultetin Ekonomik në Mitrovicën e Veriut.

Kurse prindi i tij merr pension 200 euro.

Në katër komunat veriore të Kosovës, përfshirë Komunën e Mitrovicës së Veriut, në muajin që shkoi u mbajtën zgjedhje të parakohshme.

Këto zgjedhje erdhën si rezultat i dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave. Në mesin e kryetarëve është edhe Goran Rakiq, i cili u rizgjodh kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut.