Ramush Haradinaj i kotur në Kuvend - Foto: Atdhe Mulla
Darka e kabinetit të Ramush Haradinajt me raki dardhe - Dokument
21 gota raki të dardhës janë pirë në darkën e kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj më 4 dhjetor të 2017-ës.
Një gotë raki e dardhës (Vilamovka) ka kashtuar 3 euro.
Në total, vetëm për raki janë shpenzuar 63 euro, derisa e gjithë darka kishte kushtuar 162 euro e 30 cent.
Në këtë darkë, që të pranishmit kishin qëndruar deri në mesnatë janë ngrënë edhe ushqime tradicionale si sarme, xhyveq me mish viqi, mantia e tavë me mish viqi.
Poashtu nuk ka munguar as ajvari në këtë darkë.
Në këtë darkë janë ngrënë edhe 5 sallata greke që kanë kushtuar 12 euro e gjysmë në total.
Kjo faturë është pranuar, vërtetuar dhe nënshkruar nga Gani Demaj, shef i kabinetit të Ramush Haradinaj.
KALLXO.com ka filluar publikimin e faturave të drekave dhe darkave zyrtare të Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe të zëvendëskryeministrave të tjerë.
Faturat janë marrë përmes kërkesës për qasje në dokumente publike.