Bukoshi mbi gjysmë milioni pasuri, por Qeveria i ndihmoi me para për shërim

Ish kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi që mbanë postin e këshilltarit politik ka deklaruar mbi gjysmë milioni pasuri të paluajtshme.

Ndonëse ka mjaftueshëm pasuri, Bukoshi ishte ndihmuar dy herë nga Qeveria e Kosovës me mjete financiare për shërim.

Gjatë këtij mandati qeverisës, Bukoshit iu ishin ndarë dy herë nga 30 mijë euro, në total 60 mijë euro.

Ndërsa, në deklarimin e pasurisë, Bukoshi ka deklaruar se ka në pronësi të përbashkët një shtëpi që e ka vlerësuar 300 mijë euri.

Një Ambulancë me vlerë prej 150 mijë euro.

Një apartament me vlerë prej 50 mijë euro si dhe një vresht që e ka vlerësuar 30 mijë euro e që thotë se e ka krijuar nga kursimet prej ambulantës.

Bashkëshortja e Bukoshit posedon edhe një veturë me vlerë prej 3 mijë 500 euro.

Bukoshi ka deklaruar 11 mijë e 200 euro para të gatshme në bankë. 200 euro të tija, ndërsa 11 mijë euro tjera në pronësi të bashkëshortes së tij.

Vitin e kaluar, çifti Bukoshi kishin deklaruar 33 mijë e 100 euro para të gatshme apo rreth 21 mijë euro më shumë.

Paga vjetore e Bukoshit si këshilltar politik kap shifrën e 7 mijë e 200 euro, ndërsa e bashkëshortes së tij 8 mijë e 200 euro.

Këtu mund ta gjeni deklarimin e pasurisë nga Bujar Bukoshi.