Asamblistja e PDK-së në Komunën e Fushë Kosovës, Foto: Facebook - Aida Alimi

Asambleistja e PDK-së ka 10 mijë euro ari

Asamblistja e PDK-së në Komunën e Fushë Kosovës, Aida Alimi në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar të hyra vjetore  prej 2 mijë e 496 euro, nga paga e saj në komunë.

Mirëpo, pasuria e saj ka vlerë shumë më të madhe.

Asamblistja në AKK si pasuri të paluajtshme ka deklaruar një banesë prej 1500 metra katrorë  me vlerë 525 mijë euro me pronësi të përbashkët, prejardhja e së cila thotë se është e trashëguar.

Në pronësi të përbashkët, Alimi ka deklaruar edhe një tokë me vlerë 70 mijë euro si dhe një tjetër me vlerë 85 mijë euro.

Këshilltarja komunale ka deklaruar edhe një veturë të tipit BMW me vlerë 6 mijë euro në pronësi të përbashkët.

Alimi ka deklaruar se posedon edhe stoli ari në vlerë 10 mijë euro, e të cilat ka thënë se i ka dhuratë nga martesa.

Por vetëm 282 euro zyrtarja komunale ka deklaruar se i ka para të gatshme në një institucion financiar në vend.