1 javë pasi që u bë kryeministër, Haradinaj bleu shampanjë

Saktësisht 1 javë pasi mori besimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të udhëhequr Qeverinë e re, zyra e Ramush Haradinajt kishte shpenzuar 150 euro për 3 shishe shampanjë.

Ramush Haradinaj u votua për kryeministër më 9 shtator të 2017, ndërsa me 16 shtator kishte blerë 3 shishe verë të llojit “Campagne Le Noble Milezime”.

Një shishe e tillë kishte kushtuar 50 euro.

Shishet e shampanjës ishin blerë në një dyqan të verërave.

KALLXO.com ka shkruar edhe për një blerje të tillë të shampanjave nga Qeveria Haradinaj.

Qeveria e Kosovës ka shije të hidhur nga shampanja, pasi që ish ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku kishte hapur kot një të tillë, duke festuar për liberalizimin e vizave, diçka që nuk ka ndodhur ende.

https://kallxo.com/dosja/shishet-e-shampanjes-per-zyren-e-ramush-haradinajt-kushtuan-nga-50-euro/

KALLXO.com përmes kërkesës për qasje në dokumente publike ka marrë faturat e shpenzimeve të drekave dhe darkave zyrtare të Kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave.