‘DokuFest’ – Vëmendje Ndërkombëtare e Përfitime Lokale

Edicioni i 16-të i festivalit te filmit të metrazhit të shkurtër dhe atij dokumentar “DokuFest” edhe kësaj radhe i solli Prizrenit një imazh të jashtëzakonshëm.

Tashmë përveç që cilësohet si vend i kulturës, përfitime të mëdha kanë edhe hotelet, restorantet dhe kafiteritë e ndryshme nga vizitorët e shumtë që gjatë “DokuFestit” vizitojnë Prizrenin.

Pronar i një hoteli thotë se numri i klientëve dyfishohet gjatë kohës sa mbahet ky eveniment kulturor.

“DokuFest” përmbyllet të shtunën kur do të ndahen çmime për kategori të ndryshme. /21Media