Doktorri nga Gjilani shantazhohet seksualisht nga pacientja (video)

Të premten nga ora 22 e 20 “Drejtësia në Kosovë” transmeton reportazhin për arrestimin e një gruaje dhe një burri nënë dyshimin se kishin shantazhuar një doktor nga Gjilani.

Emisioni sjell pamje nga momentet kur qifti dyshohet se e kishin shantazhuar një doktor që nëse nuk i ofronte para ata do i publikonin një video intime.

Gruaja sipas përgjimeve kishte kryer një kontroll tek doktori dhe pretendohej se e kishte filmuar kërtollën mjekësore duke e shantazhuar doktorin se e kishte prekur në pjesë intime

Reportazhi sjell rrëfime dhe pamje nga përgjimet dhe momentet e dorëzimit të parave.

Në pjesën e dytë ndiqni reportazhin e përgatitur në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës në luftimin e evazionit fiskal tek ndërtuesit e lartë.

“Drejtësia në Kosovë” çdo të premte nga ora 22 e 20 dhe repriza të hënën në mesditë.

07 Dhjetor 2018 - 12:25

Naim Krasniqi 07/12/2018 - 12:25
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend