Njerëzit e AAK-së betonojnë autostradën

Të premten, emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi gjetjet e një hulumtimi katër mujor i cili zbardh mënyrën se si kompania e familjes së zëvendësministrit të Infrastrukturës është përfshirë në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.

Zëvendësministri Rexhep Kadriu është zëvendësministri i parë i Infrastrukturës ministri kjo e cila ka kontraktuar autostradën e Gjilanit.

Kameramanët e “Drejtësia në Kosovë” kanë filmuar disa herë kamionët e kompanisë së familjes Kadriu tek bartin beton për punimet e autostradës.

Hulumtimi zbardh se kompania është bartur nga pronësia e zëvendësministrit tek djali i tij vetëm para disa muajsh.

Hulumtimi zbardh po ashtu dokumentacionin dhe raportet të cilat kanë mundësuar që emri i kompanisë të mos figurojë në letrat e ministrisë.

Gjithashtu hulumtimi zbardhë kontratat dhe lidhjet e shpenzimit të parasë publike me pushtetarët e AAK-së.