Njëra nga qendrat tregtare | Foto: BIRN

Çmime më të Larta në Shkurt

Sipas Agjencisë së Statistikave çmimet në shkurtin e sivjetmë u ngritën për 0.2 për qind në raport me janarin, ndërsa edhe inflacioni ishte më lartë në shkurtin e këtij viti , në raport me një vit më parë.

“Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0,2% në muajin shkurt 2017 krahasuar me muajin janar 2017. Shkalla e inflacionit e matur në muajin shkurt 2017 me muajin shkurt 2016 ishte 1,7%”, thuhet në publikimin e ASK-së.

Çmimet u ngritën te pemët dhe buka.

“Ngritje e indeksit të çmimeve të konsumit vërehet te buka dhe drithërat (1,2%), pemët (3,4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK-së”, sqaron ASK-ja.

Që shkurti i sivjetmë të jetë më i shtrenjtë se ai i 2016-ës ndikoi shtrenjtimi i këtyre artikujve.

“Ngritje e indeksit të çmimeve të konsumit vërehet te mishi (0,9%), qumështi, djathi dhe vezët (6,0%), sheqeri dhe ëmbëlsirat (7,3%), kafja, çaji dhe kakao (5,8%), duhani (5,1%), veshje (1,5%), rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (3,9%)-(ngritje e çmimit të druve për ngrohje), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (13,1%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës)”, tregon ASK-ja.

Ndërsa më të lira (-4.1 për qind) në shkurtin e këtij viti në raport me shkurtin e 2016-ës ishin perimet dhe pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave.

KALLXO.com shkroi vazhdimisht për ngritje çmimesh të konsumit nga muaji në muaj.

Për dallim nga çmimet e artikujve të jetës së përditshme, çmimet e sektorit të ndërtimit pësuan rënie.

http://kallxo.com/bien-cmimet-ne-sektorin-e-ndertimit/

Edhe produktet bujqësore ishin më të lira në tre muajt e parë të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/renie-e-lehte-e-cmimeve-te-produkteve-bujqesore/