Foto: Atdhe Mulla

Bedri Hamza Ankohet që Deputeti Paguhet më Shumë se Ministri

Deputetja e Lëvizjes Vetëvenodsje që ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese vendimin për rritjen e pagave të zyrtarëve qeveritarë ia ka kujtuar sot kryeministrit Haradinaj se ky vendim i tij ishte kundërshtuar nga qytetarët e shoqëria civile.

“Vendimi është në shpërputhje me kushtetutën. Ai kundërshtua edhe nga qytetarët e shoqëria civile, ku u organizua edhe një aksion simbolik. Këtë vendim kryeministri e arsyetoj më shpenzimet e zyrtarëve dhe mos korruptimin e tyre nëse kanë paga më të mëdha”, tha deputetja Haxhiu.

Ndërsa sipas ministrit të Financave, Bedri Hamza ka reaguar rreth asaj se ka konflikt interesi që Qeveria ia ka rritur pagat vetës. Hamza kërkon të dijë se qysh janë rritë pagat deri tash.

“Unë i përmenda vendimet e kryeministrave. Disa i përcaktojnë pagën e kryeministrit, disa të ministrave, disa të zv ministrave. Le të del dikush le t’ma shpjegon qysh kanë caktu pagat e tyre deri sot përveç me vendime të qeverisë”, tha ministri Hamza.

“Sektori i pagave duhet të rregullohet me ligj. Ligjet që lidhen me reformën e administratës publike duhet të vijnë sa më shpejt në Kuvend”, shtoi ai.

“Nuk jam këtu ta luaj rolin e avokatit, por as ta atakoj ndonjë vendim. Ma thuaj një vend ku deputeti e ka dyfishin e pagës së ministrit. Merre pak me qetësi”, i tha Hoti deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të LDK-së, që në mandatin e kaluar ka qenë ministër i Financave, Avdullah Hoti, tha se asnjëherë nuk i kanë rritur pagat, pro vetëm kanë marrë vendim që ti zgjasin pagat edhe për 6 muaj pas përfundimit për pozitat e zëvendës ministrave.