Komuna e Shpend Ahmetit dha 210 kontrata mbi vepër më 2019

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Komuna e Prishtinës gjatë 2019 ka punësuar 210 persona me kontrata mbi vepër apo për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta.

Sipas auditorit, 176 punotorë janë angazhuar me orar të plotë, ndërsa 34 të tjerë me orar të shkurtër.

“Afati maksimal për MSHV është 6 muaj. Siç është prezantuar në PFV për vitin 2019, Komuna e Prishtinës kishte të angazhuar 176 punonjës me MSHV me orar të plotë dhe 34 punonjës me orar të shkurtër (nga një ditë deri në dy muaj)”, thuhet në komunikatë.

Auditori ka testuar 9 raste, ku 5 prej tyre kanë marrë kontrata pasuese edhe pas përfundimit të kontratës fillestare 6 mujore, ndërsa 4 nga ta kanë marrë kontrata ka viti në vit.

Sipas Ligjit, afati maksimal për punëtorët me Marrëveshje për Shërbime të Veçanta është 6 muaj.

“Nga 9 mostra të testuara, në 5 nga to, pas përfundimit të kontratave fillestare 6 mujore, ishin nënshkruar kontrata pasuese. Ndërsa në 4 raste, punonjësit ishin angazhuar nga viti në vit”, thuhet në raport.

Sipas Auditorit, Komuna ka shfrytëzuar këtë mundësi për shkak që nuk iu është aprovuar kërkesa për pozita të reja nga Ligji për Buxhetin.

Auditori ka vlerësuar se mbulimi i pozitave përmes kontratave mbi vepër kufizon konkurrencës dhe mund të pranohen në punë staf që kanë kompetencë të ulët.

“Mbulimi i pozitave me MSHV, kufizon konkurrencën dhe si pasojë mund të pranohet staf me kompetencë të ulët që ka ndikim në cilësia e shërbimeve të pranuara si dhe mund të ndikoj që objektivat e përcaktuara të mos arrihen apo të realizohen sipas programit vjetor të punës

Këtu mund ta gjeni raportin e plotë.