Devolli Group merr pjesë në ekspozitën më të madhe ndërkombëtare të ushqimit dhe pijes, Anuga 2023
Devolli Group, kompania lidere në prodhimin e pijeve dhe produkteve ushqimore, është duke marrë pjesë në ekspozitën më të madhe ndërkombëtare të ushqimit dhe pijes, Anuga. Ky event, i organizuar në qytetin e Koln-it, Gjermani, do të mbahet nga data 7 deri më 11 tetor të këtij viti
Devolli Group gjatë kësaj ekspozite po promovon prodhimet e tyre që janë të njohura për cilësinë e tyre të lartë duke filluar nga Birra Peja, pija energjike GO+, lëngjet e preferuara nga të gjithë Tango dhe Sola, si dhe kremin e gatimit Holla.
Ekspozita Anuga është e njohur për energjinë dhe dinamizmin e saj. Kjo ekspozitë ofron një platformë të jashtëzakonshme për bizneset që të forcohen dhe të zhvillojnë rrjetet e tyre. Ky panair është jo vetëm një mundësi për të shkëmbyer ide dhe përvoja, por gjithashtu një mundësi për të zhvilluar partneritete të reja dhe kontakt me tregtarët e tjerë.
Tema kryesore e këtij viti, “Rritja e Qëndrueshme”, do të eksplorojë sfidat dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë në fushën e ushqyerit. Do të shqyrtohen çështje si harmonizimi i prioritetet konkurruese dhe të qëndrueshmërisë, përdorimi i teknologjisë për të rritur efikasitetin dhe shëndetin e sistemeve ushqimore, si dhe zgjidhje inovative për të përmirësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë.
Stenda e Devolli Group në këtë ekspozitë gjendet në sallën 8.1, kabina C-098, duke ofruar një ambient tërheqës dhe inovativ në të cilin vizitorët dhe tregtarët do të mund të njohin dhe provojnë produktet e tyre të freskëta dhe të shijshme.
Devolli Group është i përkushtuar të sjellë ndryshime pozitive në industri dhe të kontribuojë në krijimin e një sistemi ushqimor të qëndrueshëm. Pjesëmarrja në Anuga është një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi.