ID kartela e Universitetit të Prishtinës/ Ilustrim/ Foto:Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

MAShTI ndan 3 milionë euro për studentët - Linqet për aplikim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka ndarë 3 milionë për t’i mbështetur financiarisht studentët.

Sipas njoftimit nga kjo ministri, janë pesë skema të bursave të ndryshme për studentët e universiteteve publike.

Këto mjete janë ndarë për rimbursimin e studentëve për vitin akademik 2023/2024.

Më poshtë kriteret dhe linqet për aplikim për këto bursa:

1.-1 mijë bursa për 1 mijë vajza dhe gra që janë regjistruar për herë të parë në programet e studimit STEM dhe studentet të cilat kanë përfunduar vitin e parë dhe të dytë të studimeve. Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/435

2.-100 bursa nga 1 mijë euro për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të nivelit Bachelor. Linku për aplikim: : https://ekosova.rks-gov.net/434

3.-Nga 1 mijë euro për studentët e nivelit Bachelor dhe Master me notë mesatare 9. Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/318

4.-Nga 1 mijë euro për studentët me aftësi të kufizuar në nivelin Bachelor dhe Master Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/318

5.- 20 bursa nga 7 mijë euro për studentët që studiojnë në top universitetet më të mira botërore në nivelin master.

Linku për aplikim për këto bursa është: https://ekosova.rks-gov.net/408